Loading…

Fifi ka një përgjigje për Arbana Osmani pas paraqitjen e saj në prime

  • 10/12/2021 | 15:27

Fifi ka një përgjigje për Arbana Osmani pas paraqitjen e saj në prime

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, pas vendimit për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip” ka vendosur të shkojë në Lipjan, ku u surprizua nga fansat e saj. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV Fifi realizoi këngën “Diell”, e cila tashmë është bërë një hit dhe numëron mbi gjashtë milionë klikime.


Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit këndojnë këngën  e saj dhe me këtë video i ka dhënë dhe një përgjigje pyetjes që Arbana kishte për këngëtaren pas largimit nga shtëpia.

Arbana Osmani e pyeti në prime Fifin se çfarë kishte fituar nga kjo eksperiencë dhe këngëtarja sot e ka një përgjigje, duke shkruar krahas videos se ka fituar emocione dhe jetë, dashrinë e fansave të saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, -shkruan Fifi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë