Këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke ia kërkuar atij 3000 euro borxh.
Fenomenit të sfidave në TikTok nuk i ka shpëtuar as Fifi e cila së fundmi ka qenë në një “betejë” me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale.
Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të “dënohet” dhe si “dënim” këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke ia kërkuar atij 3000 euro borxh.
I habitur, Ylli e pyet se ku i çon lekët e klikimeve dhe koncerteve, mirëpo në fund pranoi që ta ndihmonte.
“Ku po i qon paret e klikimeve, e koncerteve”, ia ktheu ai dhe më pas u tregua mik dhe i tha se kjo punë është e kryer.