Loading…

Fifi: Një muaj më parë mund të kisha përfunduar në burg

  • 22/02/2021 | 20:18

Fifi: Një muaj më parë mund të kisha përfunduar në burg

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve prej ndjekësve të saj, njëri prej të cilëve e ka pyetur për një episod të ndodhur një muaj më parë në aeroport.


“A është e vërtetë se ti dhe Mario Novak mund të kishit përfunduar në burg në aeroport 1 muaj më parë?”, u pyet Fifi.

Këngëtarja u përgjigj se ka ndodhur, por nuk dha detaje se cila ka qenë arsyeja, thjesht shpjegoi se ia ka dalë mbanë ta kalojë këtë situatë pa përfunduar në burg.

“Po është e vërtetë! Dhe sinqerisht nuk e kam idenë si dolëm nga ajo situatë. Mario Novak tregoju pak zemër”, është kjo përgjigja e këngëtares.

Ndër të tjera, Fifi zbuloi se është dashuruar për herë të parë në moshën 21 vjecare, por nuk dihet kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë