Loading…

Fifi prapë provokon Granitin: Ia fut duart nën pantallona

  • 01/11/2021 | 12:18

Fifi prapë provokon Granitin: Ia fut duart nën pantallona

Ani pse kanë deklaruar që janë vetëm shokë, gjestet e Fifit ndaj Granitit tregojnë të kundërtën e asaj çfarë kanë thënë javën e kaluar.


Madje, këngëtarja nga Kosova bëhet menjëherë xheloze sapo ndonjëra nga banoret i afrohet ish-futbollistit nga Kosova.

Në një moment kur dyshja po rrinin ulur te krevati i Granitit, Fifi i fut duart Graniti deri nën pantallonat e shkurtra që kishte veshur, për t’ia masazhuar këmbët.

Të dy madje ngacmohen me fjalë, ku Graniti i thotë se të kam vëzhguar kur kërcen e je shumë elastike.

“Jo vetëm në kërcim, edhe kështu jam elastike”, ka qenë përgjigjja e Fifit.

Ndryshe, vetëm ditë më parë, Graniti shprehu dëshirën e tij për të takuar ish të dashurën e tij, teksa edhe Fifi tha se ka dikë që po e mendon jashtë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë