Loading…

Fillimviti mund të sjell njohje të reja nga Azia

  • 22/12/2016 | 08:22

Fillimviti mund të sjell njohje të reja nga Azia

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Australisë janë të shkëlqyera.

Ai ka thënë se ka një angazhim permanent të Australisë për ta mbështetur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kiçmari ka treguar në një intervistë për “Epoka e re” se është duke u angazhuar intensivisht edhe në zonën e Azisë për procesin e njohjeve dhe, sipas tij, fillimi i vitit 2017 mund të sjellë njohje të reja.

Ambasadori ka vlerësuar se shërbimi diplomatik i Kosovës është në rrugë të mbarë dhe, sipas tij, diplomatët po punojnë për shtrirjen e njohjes së Kosovës, për demonstrimin e shtetësisë, si dhe për krijimin e miqësive të reja me vende të ndryshme.

Kiçmari ka thënë se është shumë e nevojshme që prania e Kosovës të shtrihet në Azinë Juglindore, në Afrikën e Veriut dhe në Afrikën e Jugut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë