Loading…

Fillimviti sjell borë në Kosovë

  • 03/01/2017 | 08:54

Fillimviti sjell borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja parashihet të ketë reshje bore.


Reshjet e kohë pas kohëshme sipas IHK-së do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.

“Erërat e  fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë. Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në findjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius”, thekson IHK.

Gjatë kësaj periudhe deri te premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtësi  mbi 13m/s. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë