Kreu i Bashkisë së Tiranës ka pritur 4 kryebashkiakët shqiptarë të rajonit, atë të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, në vigjilje të ditës së pavarësisë.
Veliaj e vlerësoi këtë takim, duke theksuar se ky nuk është një takim nacionalist siç mund të pretendohet, por është një projekt praktik.
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se rrjeti i komunave ishte ide me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”.
“Qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë. Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva e fillojnë shkëmbimin e përvojave në pesë fusha. Do ti shtojmë edhe komunat edhe fushat”, ka thënë Ahmeti./gazetametro.net