Loading…

Fillojnë hetimet e mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në Drenas

  • 20/05/2017 | 08:07

Fillojnë hetimet e mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në Drenas

Parashkrimi i mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në komunikacion, në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Drenas është bërë shkak që të fillojë së fundi hetimet Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD).


Këto lëndë, për të cilat javën e kaluar ka shkruar “Koha Ditore”, i përkasin vitit 2014. Ato kanë arritur kohën e parashkrimit absolutë ende pa u regjistruar, kurse regjistrimi i tyre është bërë tek para dy muajsh, edhe atë vetëm formalisht për të mbyllur rastet, shkruan sot Koha Ditore.

Krahas këtyre lëndëve, edhe afro 7 mijë lëndë të kundërvajtjes të vitit 2016, të cilat janë regjistruar këtë vit rrezikojnë të parashkruhen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë