Loading…

Fillojnë hetimet në lidhjen me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit

  • 25/11/2021 | 19:05

Fillojnë hetimet në lidhjen me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit

Kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit, shkruan Insporti.


Lajmin për Insportin e ka konfirmuar Kryetari i Këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive, Besim Kelmendi.

Kelmendi e konfirmoi se rasti është dërguar në prokurori: “Shiqo unë aty nuk punoj si prokuror, jam anëtar i këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive, është ai këshilli që ashtu e ka emrin në bazë të ligjit, dhe ne krejt këto shqetësimet dhe këto i dërgojmë në prokurori ose në polici ose ku ka nevojë, por e di që për shkrimin e juaj e kemi çu rastin në prokurori, për me marrë informata kontakto me Kujtim Munishin”.

Redaksia e Insportit ka tentuar të marrë përgjigjje nga Kujtim Munishi dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, por kjo e fundit nuk është përgjigjur në emailat e dërguar.

Muajin e kaluar, “Insporti” siguroi raportin Top Konfidencial të shkruar nga ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu rreth skandaleve të prodhuara nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në këtë raport të shkruar nga Eroll Salihu, në muajin qershor të këtij viti, pas vendimit për ta shkarkuar, janë të gjitha veprimet autokrate të Agim Ademit, që sipas tij që nga ardhja e tij në krye të FFK-së, ky instituticoni është dëmtuar.

Në raportin i cili ishte dedikuar për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetarin, Agim Ademi, shtjellohen të gjitha problemet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që prapa tyre sipas Eroll Salihut, qëndron Agim Ademi dhe grupi i tij.

Ky raport ka gjithsej gjashtë faqe.

Raporti:

Raporti i Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit – rrahjet, punësimet, haraçin dhe premtimi për një klub të Gjilanit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë