Loading…

Fillojnë përplasjet: Vetëvendosje thotë LDK’ja vet e votoi Konjufcën, tani po kërkon shkarkimin e tij

  • 15/01/2020 | 17:38

Fillojnë përplasjet: Vetëvendosje thotë LDK’ja vet e votoi Konjufcën, tani po kërkon shkarkimin e tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar sot nga Vetëvendosja që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i rikthehet LDK’së, kjo sipas marrëveshjes së mëhershme në mënyrë që të arrihet koalicioni mes dy partive, por tani kanë filluar reagime nga VV’ja, shkruan Gazeta Metro.


Zyrtari i Sekretariatit për media të VV’së, Erzen Vraniqi, ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja.

Konferenca për shtyp është mbajtur tri orës para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar, duke kujtuar se LDK’ja kishte përkrahur zgjedhjen e Konjufcës kurse tani po kërkon postin e kryetarit të Kuvendit.

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë