Loading…

Fillojnë provat e shfaqjes ‘Derisa vdekja nuk na ndanë’ apo ‘Pugatori’ nga Teatri ‘Adriana Ferizaj

  • 05/11/2019 | 15:15

Fillojnë provat e shfaqjes ‘Derisa vdekja nuk na ndanë’ apo ‘Pugatori’ nga Teatri ‘Adriana Ferizaj

Pas shfaqjes mjaft të suksesshme “UN Inpsektori” i cili u shperblye edhe me çmin kryesorë të festivalit të Teatrove të Ferizajt edicioni 49, Teatri “Adriana” tani po përgatit shfaqjen “Derisa Vdekja nuk na ndanë” apo “Purgatori” nga Nina Horvat në regji të Fatos Berishës, shkruan Gazeta Metro

Teatri “Adriana” pas shumë sukseve që ka pasur me shfaqjet teatrale ka filluar të përgatitet për shfaqje të reja, në një komunikatë për media Teatri ka njoftuar publikun se kanë filluar provat për shfaqjen “Derisa vdekja nuk na ndanë” apo Purgatori.

“Prodhimet skenike të Teatrit “Adriana” si asnjëherë më parë po vijojnë me ritmin e cilësinë më të lartë. Tashmë kur ka pak javë që përfundoi prodhimi i shfaqjes teatrore “UN Inspektori” me regji të Erson Zymberit, aktorët e trupës rezidente ferizajase, nuk do të pushojnë. Është shfaqja “Derisa vdekja nuk na ndanë” apo “Purgatori” nga Nina Horvat, me regji të Fatos Berishës që së shpejti do të ngjitet në skenën e Teatrit “Adriana”, për t’i dhënë publikut emocionet e forta e lojën psikologjike, intrigat e realitetin brutal të ndërthurur në karakteret e shfaqjes.Provat kanë filluar, aktorët po japin maksimumin që loja e tyre të injektoj tek publiku shkëlqimin e sfidën që përcjellë këtë vepër” thuhet në komunikatë.

Teatri “Adriana” me shfaqjen “UN Inspektori” ka qenë edhe pjesmarrëse në edicionin e dytë të Showcase-it Teatror të Kosovës i cili është mbajtur nga 31 tetori deri më 4 nëntor, organizuar nga Qendra Multimedia Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë