Loading…

Fillojnë testet klinike njerëzore për vaksinën e dytë për koronavirusin, e mbështetur nga Bill Gates

  • 07/04/2020 | 20:46

Fillojnë testet klinike njerëzore për vaksinën e dytë për koronavirusin, e mbështetur nga Bill Gates

Një vaksinë e dytë potenciale për SARS-CoV-2 ka filluar fazën e parë të teste klinike njerëzore pas Administrata Federale e Ushqimeve dhe e Ilaçeve e SHBA’së miratoi aplikacionin nga Inovio Pharmaceuticals, që u financua edhe nga Fondacioni Bill e Melinda Gates, transmeton Gazeta Metro.


Kompania farmaceutike Inovio njoftoi të hënën se do të nisë testimin e subjektit të parë me kandidatin për vaksinë INO-4800 DNA që ka zhvilluar pas rezultateve premtuese nga hulumtimet para klinike ë kryera në kafshë që kanë treguar indikacione të forcimit të reagimit të imunitetit

Inovio njoftoi se ata ishin të gatshëm të prodhonin mijëra doza për shkak të financimit të një pjese të madh ne Fondacioni Bill e Melinda Gates, si dhe financimet nga tjera organizata jo qeveritare dhe organizata të ndryshme.

Kjo kompani deklaroi se do të jetë e gatshme të prodhoj gati një milion doza të vaksinës deri në fund të vitit në provat janë të suksesshme. Dozat do të jenë të gatshme për shfrytëzim në rast të një emergjence potenciale me autorizimin e duhur.

Vaksina e parë në prova klinike filloi testet e para në mes të marsit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë financoi ato prova, që po kryhen në Seattle në SHBA. Provat filluan me 45 vullnetarë të shëndoshë që janë injektuar me doza të ndryshme të zhvilluar nga kompania Moderna Inc.

Këto janë zhvillime të përshpejtuara të punës rreth zhvillimit të një vaksinë në kohë pandemie dhe shumë kompani janë hedhur në garë për zhvillimin e saj. Zakonisht procesi do të zgjaste së paku 2 vite deri në aprovimin e fundit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë