Loading…

Fillon ‘çkapja e shtetit’: Djali axhës së Sali Zybës punësohet si asistent i Ministres Hajdari

  • 18/02/2020 | 19:42

Fillon ‘çkapja e shtetit’: Djali axhës së Sali Zybës punësohet si asistent i Ministres Hajdari

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka mësuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Vlen të përmendet se Drilon Zyba është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe vjen nga fshati Bukosh.

Ai madje ishte arrestuar në vitin 2012 nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Prizrenit.

Kujtojmë po ashtu se kryeministri Kurti pati premtuar që gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë punësime partiake dhe familjare./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë