Loading…
Fillon festivali i monodramës ‘MonoAKT’
  • 22/06/2019 | 12:59

Fillon festivali i monodramës ‘MonoAKT’

Sot ka filluar edicioni 11-të i Festivalit Ndërkombëtar i Monodrames në Kosovë  MonoAKT, transmeton Gazeta Metro.


Në festivalin e monodramës marrin pjesë nga disa vende të Evropës si nga Kroacia, Azerbexhani, Maqedonia, si dhe konkurent nga Kosova me dy monodrama. Ndërsa në konkurencen e MonoStripit konkurojnë 15 aktorë të rinjë.

Ketë vit në juri ndërkombëtare është përzgjedhur: Nina Mazur (Ukraina/Gjermania), Liviu Dospinescu (Kanada), Emin Emini (Kosova).  Kurse në kuader të festivalit do të ketë edhe ekspert të ftuar si mysafirë, ku do të organizohet konferenca me temë për zhvillimin e monodrames që do të udhëhiqet pikërisht nga këta ekspert ndërkombëtar të teatrit.

MonoAKT do të mbahet  në Teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë, në teatrin Dodona si dhe në Skenën e Fakultetit të Arteve. Realizator është shtëpia teatrore filmike AKT, themeluar dhe drejtuar nga Mentor Zymberaj. Festivali është mbështetur nga ITI dhe MKRS dhe Komuna e Pejës, ndërsa organizator është Butrint Lumi.

Festivali MonoAKT fillon nga 22 qershori dhe zgjatë deri më 27 qershorë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë