Loading…

Fillon fushata e korrje-shirjeve në Kosovë

  • 06/07/2019 | 16:07

Fillon fushata e korrje-shirjeve në Kosovë

Mbi 1,400 autokombajna do të jenë aktive gjatë fushatës së korrje-shirjeve, transmeton Gazeta Metro.


Në Prizren, Suharekë dhe Rahovec fushata e korrje-shirjeve tashmë ka filluar.

Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve – MBPZHR, Isuf Cikaqi ka njoftuar për fillimin e korrjeve për këtë vit.

“Korrje-shirjet në kushtet klimatike që ka vendi ynë zakonisht fillojnë në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik. Këtë vit kanë filluar pak më vonë në raport me vitet e kaluara, në muajin korrik, sepse edhe vegjetacioni ka qenë më i vonë dhe  grunajat janë mbjell më vonë në vitin 2018”.

Këtë vit janë të mbjella dhe pritet të korren rreth 50,000 hektarë me grurë.

Rendimenti mesatar i grurit pritet të jetë prej 3,500 deri 4,000 kilogramë për hektarë.

Hambarët e fermerëve kosovarë sivjet pritet të mbushen me 180,000 – 200,000 tonë grurë.

Isuf Cikaqi – Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve – MBPZHR

”Gruri vitin e kaluar është mbjell shumë vonë për shkak të kushteve klimatike, për shkak se vjeshta ka qenë shumë e thatë. Janë mbjell gjithsej 50 mijë hektarë me grurë dhe 10 mijë hektarë kultura tjera lavërtarë si tërshëra, elbi, thekra që në total bëjnë 60 mijë hektarë”

MBPZHR edhe këtë vit do të mbështesë kultivuesit e drithërave përmes subvencioneve me 150 euro çdo hektarë të mbjellë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë