Loading…

Fillon fushata për Drenasin

  • 12/12/2016 | 09:10

Fillon fushata për Drenasin

Dy kandidatët që garojnë për karrigen e të parit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, PDK: 45.4 % dhe Isa Xhemajlaj, Nisma për Kosovën, 26.19 % do të përballen edhe një herë me njëri tjetrin.

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të nis sot dhe do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që balotazhi për të zgjedhur të parin e Drenasit do mbahet më 19 dhjetor.

Për më tepër, KQZ’ja u kritikua se vendimin për caktimin e datës për raundin e dytë të zgjedhjeve e ka bërë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale që përcakton se Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë, duke shkurtuar kështu në mënyrë të kundërligjshme afatin për raundin e dytë, shkruan gazetametro.net

Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë