Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, shkruan Gazeta Metro.
Në orët e vona të mbrëmjes kryeministri në detyrë Albin Kurti ka filluar hakmarrjet ndaj LDK’së, krejt kjo pas rrëzimit të tij nga pushteti.
Hakmarrja e Kurti ka filluar nga Avdullah Hoti, ku e ka shkarkuar atë nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë nga radhët e LDK’së.
Kurti po ashtu do të shkarkon të gjithë ata që ishin kundër tij dhe votuan pro rrëzimit.
Kujtojmë se Qeveria Kurti është rrëzuar sot me 82 vota pro, 33 kundër dhe 1 abstenim.///gazetametro.net