Loading…

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

  • 03/12/2016 | 08:09

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Pas pesë ditë fushatë publike dhe disa javë fushatë “në oda”, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit, ku garojnë 6 kandidatë.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga gara Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani.

Votimi për të parin e Drenasit do të fillojë të dielën në ora 07:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë