Loading…

Fillon java e anti-korrupsionit

  • 05/12/2016 | 09:05

Fillon java e anti-korrupsionit

Organizata joqeveritare të koalicionit në kuadër të “Java kundër korrupsionit” #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajnë sot konferencë për media ku lansohet Java Kundër-korrupsionit.

Me këtë rast, gjatë ditës do të hapet solemnisht edhe Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”

Në kuadër të hapjes së kësaj jave, edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, të mbajnë fjalime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë