Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë do të organizojnë hapjen e kësaj jave që do të mbahet në Muzeun e Kosovës nga sot deri me 2 prill.
Qëllimi i shënimit të kësaj jave është të nxisë ndërgjegjësim më të gjerë dhe të kuptuarit mbi nevojën për arsimim më të mirë financiar dhe përmirësimin e edukimit financiar.