Loading…

Fillon lirimi i hapësirave të uzurpuara në Gjilan

  • 29/10/2019 | 11:49

Fillon lirimi i hapësirave të uzurpuara në Gjilan

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka filluar aksionin për rrënimin e objekteve të uzurpuara në hapësirat publike të kësaj komune, shkruan Gazeta Metro.


Zyra për informim nga komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, në të cilat përfshihen largimi i disa mureve, rrënimi i objekteve mbi pronën publike të lumit Stanishorka si dhe objekte tjera të cilat paraqesin rrezikshmëri të madhe.

Në lidhje me këtë aksion, drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se ky aksion do të vazhdojë deri në lirimin e hapësirave.

“Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Rushiti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë