Loading…

Fillon ndryshimi i Kurtit: Tani flamurin lara-lara e vendosë në qafë

  • 14/10/2019 | 21:20

Fillon ndryshimi i Kurtit: Tani flamurin lara-lara e vendosë në qafë

Dikur flamurin e Kosovës e quante lara-lara, por sot Albin Kurti këtë flamur po e mban në ndeshjen e ekipit të cilin deri vonë s’e konsideronte si Kombëtare e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kosova sonte po zhvillon ndeshje kundër Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Euro 2020, e i pranishëm atje është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit, është parë me shallë që simbolizon flamurin e Kosovës, të cilin dikur e quante ‘lara-lara’.

Prej atje, Kurti u kujdes që të publikonte edhe një postim në Facebook, për Kosovën që tashmë e quan ‘ekipin tonë’.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore”, shkroi ai.

Kujtojmë se Kombëtaren e Kosovës në futboll, deri vonë Kurti as nuk e cilësonte të tillë, por dëshira për pushtet siç duket e bëri të ndërrojë mendje.

Me këto gjeste, Kurti po tregon se populizmin e ka pasur vetëm për vota dhe për të arritur pushtet, si të tjerët që i shante dhe i ofendonte.

Kujtojmë, që partia e Kurti doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, pasuar nga LDK’ja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë