Loading…

Fillon periudha e votimit për diasporë, përfundon më 12 nëntor

  • 04/11/2021 | 12:02

Fillon periudha e votimit për diasporë, përfundon më 12 nëntor

Ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë qytetarët që janë regjistruar votues jashtë Kosovës për raundin e parë, ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

“Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/ . Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë