Loading…

Fillon Samiti i Liderëve të BP, Rama: Shenjë vullneti për zbatim të planit ekonomik të BE’së

  • 10/06/2021 | 12:51

Fillon Samiti i Liderëve të BP, Rama: Shenjë vullneti për zbatim të planit ekonomik të BE’së

Ka nisur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve”.

“Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëses së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe tregut të përbashkët rajonal. I jam shumë mirënjohës posaçërisht Komisionerit të Bashkimit Evropian që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të na ndihmojë e të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme e të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama është pritësi i Samitit, i cili një vit më parë u mbajt online për shkak të pandemisë ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, dhe po bashkëdrejtohet nga Varheyli.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, Maqedonia e Veriut nga kryeministri, Zoran Zaev, Mali i Zi nga presidenti, Milo Dukanoviç, Bosnje Hercegovina nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiç dhe Serbia nga kryeministrja, Ana Brnabiç./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë