Kuvendi i Kosovës me rreth dy orë vonesë ka nisur seancën plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK’së kanë hyrë tashmë në sallë.
Gjithashtu është parë edhe Behgjet Pacolli, dhe deputetet që ishin në mëdyshje se a do të marrin pjesë nga radhët e LDK’së janë parë tashmë të pranishëm.
Ndërsa asnjëri prej tyre nuk është deklaruar nëse do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për zgjedhjen në krye të shtetit.
E krytai i AAK’së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.
Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.
Duhet theksuar se në sallë janë të pranishëm 84 deputetë./gazetametro.net