Loading…

Mbyllet për media seanca ndaj Azem Sylës

  • 12/12/2016 | 10:42

Mbyllet për media seanca ndaj Azem Sylës

I plotësuar:

Seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla, dhe 38 personave të tjerë, të dyshuar për krim të organizuar, është mbyllur për mediat.

Mbylljen e seancës për mediat gjykatësi e arsyetoi me faktin se sot është seancë ku vendoset nëse do të konfirmohet apo jo aktakuza.

“Nëse do të ketë shqyrtim kryesor seanca do të jetë e hapur”, tha gjykatësi Arcadiuss Sedek.


Ka nisur seanca për konfirmim ose jo të aktakuzës në rastin “Toka”.

Seanca është teknike, prandaj gjyqtari ka treguar se seanca është e mbyllur për publikun.

“Para se të filloj dua të them për mediat se kjo është seancë teknike ku konfirmohet ose jo aktakuza, pra është teknike dhe e mbyllur për publikun kështu edhe për mediat. Por, ju mund të merrni disa sekuenca dhe të largoheni. Nëse do të ketë shqyrtim kryesor, do të keni mundësi të jeni pjesë e gjykimit”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arcadius Sadek, raporton KTV.

Në rastin “Toka” të akuzuar janë 40 persona në mesin e tyre Azem Syla, ish deputeti i PDK-së, Fahredin Gashi, Shpresim Uka e të tjerë të dënuar edhe në rastin Bllaca.

Azem Syla vazhdon të jetë në paraburgim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë