Loading…

Fillon sezoni i ajrit të pashëndetshëm në Prishtinë: Ky është niveli i ndotjes sot

  • 23/10/2019 | 13:03

Fillon sezoni i ajrit të pashëndetshëm në Prishtinë: Ky është niveli i ndotjes sot

Ajri i pashëndetshëm është kthyer në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, ku ndotja aktualisht shënon nivelin prej 107 PPM, shkruan Gazeta Metro.


Ambasada e SHBA’ve në Kosovë mat çdo ditë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe e publikon në ueb-faqen e saj.

Nga matjet e bëra sot në ora 12, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pa shëndetshëm, ku niveli është prej 107 PPM.

Ndërkaq në mëngjes niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 151 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera momentale.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë