FC Ballkani ka njoftuar këtë të premte se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues.
Kjo ndeshje i takon raundit të pestë në kuadër të Grupit G, shkruan Gazeta Express.
Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 21 tetor. Ndeshja e parë ishte fituar nga çekët me rezultatin 3:2.
Biletat për ndeshjen në fjalë shiten online, teksa çmimet e tyre janë nga 2 deri në 10 euro. 40 euro kushtojnë ato në zonën “VIP”.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – Slavia Prague
21/10/2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe Slavia Prague , ndeshje në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 27/10/2022 në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do
Pra biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.
* Vemendje
Prej ditës së Shtune ora 09:00 mund ti bleni biletat edhe në zyret e klubit në Suharekë ( zyrtarët e klubit do t’iu asistojn për ti blerë biletën )
Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.
Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 2 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 10 euro, dhe
VIP 40 euro ( ne zonen Vip është i përfshirë Cateringu )
VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).