Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në Presidencë, ku do të bisedoj me presidentin Thaçi, pasi që ky i fundit i kishte dërguar ftesë për konsultimin e hapave të mëtejshëm, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Presidencë, ku do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Temë e këtij takimi, siç njoftoi Presidenca, do të jetë konsultimi për hapat e ardhshëm, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Presidenti sot do të zhvillojë takime të ndara edhe me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, si dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin./gazetametro.net