Loading…

Fillon takimi Kurti-Vucic, Borrell: Pres që dy udhëheqësit të jenë të hapur

  • 18/08/2022 | 11:06

Fillon takimi Kurti-Vucic, Borrell: Pres që dy udhëheqësit të jenë të hapur

Tashmë ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, e që do ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, shkruan Gazeta Metro.


Ka qenë përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, i cili njoftuar për fillimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se pret që dy liderët të jenë të hapur, ndërsa ka theksuar se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë.

“Sot në mëngjes po thërras takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell./gazetametro.net

Duhet theksuar se ky është takimi i tretë i nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë, dy liderët ai i Serbisë kryeministri i Kosovës, Kurti, ishin takuar edhe me herët por pa ndonjë rezultat./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë