Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, po vazhdon takimet me liderët institucional të Kosovës.
Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ajo ka filluar takimin me kyreparlamentarin Kadri Veseli.
Mogherini, më pas do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, ku më pas do të ketë edhe në konferencë për media nga ku do t’i drejtohen opinionit.
Ajo në fund para se të niset për në Mitrovcië, ku do të shikojë ecurinë e punimeve për rivitalizimin e urës së Ibrit, do të mbledhë në një takim të përbashkët liderët politikë të pozitës dhe opozitës. /gazetametro.net