Loading…

Fillon autopsia e trupit të Astrit Deharit (Foto)

  • 07/11/2016 | 15:30

Fillon autopsia e trupit të Astrit Deharit (Foto)

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka filluar t’i bëhet autopsia trupit të pajetë të Astrit Deharit, i vdekur dy ditë më në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ekipi i drejtuar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, para pak minutash ka filluar autopsinë në bazë të së cilës pritet të gjinden shkaktarët e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes.

Autopsia per Astrit Deharin

Në procesin e autopsisë në cilësinë e vëzhguesit po marrin pjesë edhe ekspertë të propozuar nga familja e të ndjerit, një nga Anglia dhe një tjetër nga Shqipëria.

Gazeta Metro mëson se në dhomën ku po bëhet autopsia është lejuar edhe prezenca e avokatit Tomë Gashi dhe deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, përfaqësues të familjes Dehari.

Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari, i arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, ka vdekur dy ditë më parë në rrethana të pasqaruara derisa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë