Në kinemanë më të re në kryqytet, Cineplexx ka pasur shumë premiera botërore që nga hapja e tij me gjashtë salla funksionale.
Këto premiera janë përcjellur nga një numër i madh i adhuruesëve të filmave, vetëm gjatë muajit janar ka pasur një numër të madh të shitjes së biletave, ndërsa në muajin shkurt është thyer çdo rekord shikueshmëri deri tani në këtë kinema.
Për Gazetën Metro, organizatorët e shfaqjeve të këtyre filmave kanë treguar se cilat filma kanë qenë më të shkuarit, kur janë shitur një numër i madh biletash, ku kanë arritur deri në 12 mijë bileta të shitura për vetëm në një film.
1. Filmi “Fifty Shades Darker” mbi 12.000 bileta
2. “xXx: Return of Xander Cage” – mbi 9,000 bileta
3. “Rings” mbi 8,000 bileta
4.”Fist Fight” mbi 6,000 bileta. /gazetametro.net