Loading…

Filmi ‘Drita’ ka përfunduar xhirimet, gati për shfaqje

  • 21/02/2017 | 16:10

Filmi ‘Drita’ ka përfunduar xhirimet, gati për shfaqje

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Drita’, i cili është me skenar nga Armend Smajli, regji nga Rita Krasniqi dhe producent Armend Smajli.


Ky film ka filluar xhirimet në fillim të muajit shkurt dhe kanë përfunduar dje, me datë 20 shkurt 2017. “Drita” është xhiruar në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe faza e pasprodhimit është paraparë të ndodhë gjatë muajit prill dhe maj 2017.

16901906_692817287556823_563955321_n

Filmi flet për vitin 1999 ku në një qytet të Kosovës e gjejmë Dritën, një grua rreth 50 vjeç, e cila ka nuhatur se lufta po vie nga fshati në qytet. Ajo fillon të bëhet gati më së miri që mundet për të mbijetuar në rast izolimi.

16924278_692817270890158_532666157_n

Në rolet kryesore janë: Irena Cahani, Alban Ukaj, Florieta Bajraktari, Bislim Muçaj, ndërsa drejtor fotografie është Sevdije Kastrati. Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që ‘Drita’ të jetë gati për shfaqje në vjeshtë të këtij viti.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë