Loading…

Filmi “Eho” i Dren Zherkës në Festivalin e Filmit në Paris

  • 03/03/2017 | 14:55

Filmi “Eho” i Dren Zherkës në Festivalin e Filmit në Paris

Filmi ‘Eho’ i regjisorit Dren Zherkës, dhe producentit  Alban Zogjani do të shfaqet edhe në festivalin ÉCU-The European Independent Film Festival 2017.


Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë Zherka, në rrjetin social Facebook, edhe ka treguar se ku do të mbahet, duke i ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të vijnë e ta shohin.

“EHO do shfaqet në Paris në festivalin ÉCU që mbahet gjatë datave 21-23 Prill. Shpresoj të shoh ndonjërin nga ju në Paris, dhe shpërndajeni nëse dini ndonjë të interesuar”, tha shkruar Dren Zherka

20170302194652928

 

‘Eho’ është filmi debutues i Dren Zherkës ku në rolet kryesore janë Selman Jusufi dhe Klara Höfels ndërsa ekipi realizues është kosovar dhe gjerman.

Filmi flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal.

Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

‘Eho’ është realizuar nga kompania filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë