Filmi i animuar i Disneyt, “Moana”, pati debutimin më të suksesshëm në Amerikën e Veriut, duke u pozicionuar në vend të parë.
Filmi grumbulloi 82 milionë dollarë gjatë pesë ditëve të shfaqjes në kinema dhe 55.5 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës.
Është prodhuar në formatin “3D”, dhe tregon historinë e vajzës së një kryetari fisnor në Polinezi, që përzgjidhet nga vet oqeani për t’i rikthyer një relike mistike një perëndeshe.
Ky ishte debutimi i dytë më i suksesshëm në histori për festën e Falënderimeve, pas “Frozen” në vitin 2013, që grumbulloi 93.6 milionë dollarë në pesë ditët e para të shfaqjes.