Një nga filmat më ambicioz të kinematografisë është prodhuar nga një studio e vogël në Poloni. I tërë filmi 90-minuta mori katër vjet për tu ralizuar, më një ekip prej 120 artistëve të rekrutuar nga e gjithë bota.
Një ekip i piktorëve sjellin në jetë punën e piktorit të shkëlqyer dhe të trazuar të shekullit të 19, holandezit Vincent van Gogh, transmeton CBS News
“Loving Vincent” është një film unik në lidhje me një artist të vecantë.
Hugh Welchman, regjisori i filmit, përdori letrat e shkruara nga Van Gogh, dhe me ndihmën e gruas së tij, Dorota Kobiella, treguan historinë e gjeniut krijues dhe vdekjen e papritur të tij.
Vincent van Gogh ka lindur në Holandë në 1853. Gjatë karrierës së tij, ai ka pikturuar më shumë se 2100 piktura, temat e famshme përfshijnë lulediellin dhe fusha e grurit. Në moshën 37 vjeçare, pasi u lirua nga një institucion mendor, ai mori jetën e tij pa asnjë shpjegim./gazetametro.net
Filmi ”Loving Vincent” pritet të dalë në vitin 2017.