Loading…

Filmi i ri i Tom Hanks befaon shikuesit: Mendova se do të ishte thjesht një film fantastiko-shkencor, por përfundova në lot

  • 11/11/2021 | 14:58

Filmi i ri i Tom Hanks befaon shikuesit: Mendova se do të ishte thjesht një film fantastiko-shkencor, por përfundova në lot

Përdoruesit e Twitter nuk reshtin së shkruari për filmin e fundit të Tom Hanks, “Finch”, në të cilin përveç aktorit, rolet kryesore luajnë një qen dhe një robot, transmeton Gazeta Metro.


Filmi u publikua në Apple TV + më 5 nëntor dhe burime për Deadline thanë se ishte aktualisht filmi më i shikuar në platformë, megjithëse askush nga Apple nuk e ka konfirmuar ende.

Historia zhvillohet në një botë post-apokaliptike në të cilën roboti Jeff, i krijuar për të mbrojtur jetën e qenit të dashur të krijuesit dhe inxhinierit të tij, Tom Hanks, mëson për jetën, miqësinë dhe çfarë do të thotë të jesh njeri.

Treshja nis një udhëtim në San Francisko dhe përmes udhëtimit të tyre, shikuesit zbulojnë lidhjen dhe zhvillimin e pazakontë të miqësisë midis njeriut dhe robotit. Filmi ka gëzuar shikuesit të cilët nuk rreshtin duke i treguar përshtypjet e tyre në rrjetet sociale. Ata e konsiderojnë “Finch” si një film të këndshëm dhe empatik, madje disa kanë qarë.

“Mendova se do të ishte thjesht një film argëtues fantastiko-shkencor, por përfundova në lot”, thotë njëri nga komentet./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë