Loading…

Filmi kosovar Home Sweet Home kritikohet në TIFF

  • 04/11/2016 | 15:26

Filmi kosovar Home Sweet Home kritikohet në TIFF

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë mbrëmë u prezantua edhe filmi “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, i cili pati kritika duke e vlerësuar atë të ngjajshëm me një film të metrazhit të shkurtër, pasi që nuk kishte një përfundim konkret.

Dje në Tiranë u bë hapja e TIFF-ut, Festival ky tradicional tashmë, i cili këtë herë ka bashkëpunuar edhe me Festivalin e Torinos. Në mesin e shumë të ftuarve u prezantua plani i festivalit dhe u shfaq filmi kosovar “Home Sweet Home”.

“Home Sweet Home” është një film me regji të Faton Bajraktarit, i cili flet për një kosovar që mendohet të ketë vdekur.

Familja e këtij kosovari duke e ditur që ai ka rënë dëshmor, merr edhe pagë për kontributin e tij, mirëpo pas një kohe ai kthehet i gjallë.

Pastaj një mik i tij sugjeron ta ngrisin një shtatore në shkollën që po hapet pikërisht me emrin e tij. Familja e tij e mbanë të fshehur këtë fakt duke menduar ta përfundojnë një herë ingaurimin e shkollës. Këtu fillon edhe ngjarja e filmit, kur ata kthehen në shtëpi ai nuk është aty.

Ky film u prit mirë por pati edhe kritika të ndryshme. Disa kineastë thanë se ky film paraqet Kosovën jo favorite të pas luftës dhe familjen jo aq të dashur.

Ndërsa pati edhe komente se nga 90 minuta film, nuk morën një fund të tij, siç do të duhej ta kishte.

Ata e krahasuan me një film të metrazhit të shkurtër filmin “Home Sweet Home”, i cili është edhe kandidat për çmimin “Oscar” në ceremoninë e cila do të mbahet në vitin 2017.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë mbrëmë ka shfaqur edhe një dokumentar kushtuar regjisorit të madh Dhimiter Anagnosti, që i dha shumë kinematografisë sonë.

Në emër të TIFF-ut, nga drejtori i këtij festivali Agron Domi, u nda një torfe për  Anagnostin,  duke e vlerësuar lartë kontributin e tij, i cili njëkohësisht po festonte edhe 80 vjetorin e lindjes këtë vit. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë