Filmi i shkurtër “Mona” ka fituar çmimin e tretë në kategorinë e filmit evropian në edicionin e 16’të Festivalit “Camera Zizanio European Film Festival”. Ky festival ka përfunduar të dielën mbrëma në Pyrgos të Greqisë.
Film me skenar dhe regji nga Lorena Spot, prodhim i Fakultetit të Arteve të Degës së Regjisë së Filmit nga Universiteti i Prishtinës, mujave të fundit ka qenë pjesë dhe do të jetë pjesë e konkurrecnës zyrtare në më shumë se 35 festivale ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare filmi “ Mona” ka fituar shtatë çmime të ndryshme.
Në festivalin më të njohur grek të filmit të shkurtër kanë konkuarar mbi 1400 filma nga të cilët janë përzgjedhur 130 për të qenë pjesë e kompeticionit. Saktësisht 85 filma në seksionin e filmit evropian dhe 21 filma në sektorin e pjesës tjetër të botës.
Festivali është i njohur edhe për organizimin paralel të eventeve të shumta përcjellëse me 85 workshop-e, seminare,dhe master klasa.Poashtu, vlen të përmendet se shfaqja e filmave të programit zyrtar nga ky festival distribuohet edhe në tetë qytete të tjera të Prefekturës së Ilias.
Filmi i shkurtër “Mona” gjatë muajve të fundit ka qenë ose do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare në më shumë se 35 festivale ndërkombëtare në të cilat ka fituar shtatë çmime të ndryshme./gazetametro.net/