Loading…

Filmi për refugjatin kosovar fiton çmim në Gjermani

  • 09/03/2017 | 16:33

Filmi për refugjatin kosovar fiton çmim në Gjermani

Filmi gjerman i cili flet  për refugjatin e vogël nga Kosova fiton çmimin “Grimme” në Gjermani.


Ky film bën fjalë për jetën e Lutviut 12 vjeçar, refugjat nga Kosova i cili jeton me familjen në Dortmund. Autorët e filmit, Jürgen Brügger dhe Jörg Haassengier rrëfejnë për frikën që ka Lutviu nga dëbimi në Kosovë, shkruan wdr.de, transmeton albinfo.ch. Shikuesi e përjeton përditshmërinë e vogëlushit, që sillet në mes të një barre enorme për moshën e tij dhe lehtësisë me të cilën e marrin jetën fëmijët.

E gjithë kjo, e projektuar në mënyrë konsekuente nga perspektiva e djaloshit. Sipas jurisë, kjo perlë e serisë së WDR-së dallon nga shumica e dokumentarëve me përpjekjen për të na sjellë më afër biografitë e refugjatëve të rinj.

Filmi është pjesë e projektit intermedial “Nordstadtkinder”, i cili përbëhet nga 10 filma dokumentarë që bëjnë fjalë për jetën e të rinjve nga Nordstadt-i i Dortmundit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë