Loading…

Filmi që flet për dashurinë e ushtarit të UÇK’së me një serbe,edhe në Zelandën e Re

  • 23/03/2017 | 16:16

Filmi që flet për dashurinë e ushtarit të UÇK’së me një serbe,edhe në Zelandën e Re

“Die Brücke am Ibar” (Ura mbi Ibër), nën regji të Michaela Kezele, do të shfaqet për publikun e qytetit New Plymouth, në Zelandën e Re më datën 26 të muajit mars.


Filmi paraqet një rrëfim nga koha e bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë. Vejusha e re, Danica (Zrinka Cviteshiq) bën një jetë të zorshme me dy fëmijët e saj, tek mundohet të mbijetojë në një fshat të vogël kosovar (përkatësisht serb) fare pranë qytetit të cilin lumi Ibër e ndan në pjesën serbe dhe atë shqiptare. Humbja e bashkëshortit, të cilin ia kanë vrarë shqiptarët, tek ajo dhe familja e saj ka lënë gjurmë të thella.

bild-die-bruecke-am-ibar-100-_v-facebook1200_209d9c

Daniloja i vogël (që luhet nga Milosh Mesaroviq) prej atëherë nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja përderisa vëllai i tij më i rritur Vlado (Andrija Nikçeviq) ka një fiksim: krejt kohën ëndërron se ka një biçikletë. Që t’i grumbullojë paratë për ta blerë biçikletën, për çdo ditë hidhet në lum e zë peshk të cilët ia shet për pak para pronarit të një dyqani ushqimor.

vendi-im-i-bukur

Befas Ramizi (Mishel Matiçeviq), një ushtar i plagosur i UÇK-së strehohet në shtëpinë e saj dhe fshihet nga ushtarët serbë. Danica, jashtë çdo logjike, e pranon dhe nis t’ia shërojë plagët e kësisoj rrezikon krejt familjen e saj. Midis Danicës dhe Ramizit, lind dashuria. Në film, luajnë dhe aktorët të tjerë të njohur nga vendet e rajonit si: Danica Ristovski, Slavko Shtimac, Eva Ras, Suzana Petriçeviq, Velimir-Bata Zhivojinoviq.. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë