Loading…

Filmi që tregon krimet e Diković në Kosovë ndalohet në Beograd

  • 21/02/2017 | 18:41

Filmi që tregon krimet e Diković në Kosovë ndalohet në Beograd

Filmi që tregon krimet e Diković në Kosovë “Ljubiša Diković i 37. brigada na Kosovu” (“Lubisha Dikoviq dhe brigada 37 në Kosovë”) ndalohet në Beograd.


Fondi për të Drejtën Humanitare, zbulues i krimeve të shefit aktual të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Diković në Kosovë, ka xhiruar një film për këto krime e të cilat shteti serb, përmes gjykimit që i bëri drejtoreshës Natasha Kandiq, u përpoq të mohonte krimet dhe të shfajësonte gjeneralin e vet pjesëmarrës lufte në Kosovë, transmeton Koha.net.

FDH, pasi që televizione serbe refuzuan ta emetonin filmin që dëshmon krimet kundër civilëve në Kosovës, e postoi këtë film në kanalin e vet të Youtube

Filmi tregon se në zonën e përgjegjësisë të Brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar varrezat masive në Serbi. atëbotë me brigadën komandonte shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. Ai asi dhe as pjesëtarët e njësisë së tij kurrë nuk janë përgjigjur për këtë krime.

Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare „Ljubiša Diković i 37. brigada na Kosovu“ (“Lubisha Dikoviq dhe brigada 37 në Kosovë”), janë paraqitur dëshmitë për praninë dhe për rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve bë Izbicë, Qirez, Shavarinë, Rezallë dhe në fshatra të tjera në rajonin e Drenicës e që më parë ishin përshkruar edhe në dosjet “Ljubiša Diković” dhe “Rudnica”.

Shumë televizione në Serbi, përfshirë edhe transmetuesit publikë Radio-Televizija Srbije dhe Radio-Televizija Vojvodine, kanë refuzuar dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës që ta shfaqin filmin.

Për këtë arsye ai do të jepet në sajtin dhe në kanalin e youtube të Fondit për të Drejtën Humanitare, sot, më 21 shkurt. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë