Loading…

Finalja e Superkupës, Trepça dhe Bashkimi në garë për trofeun e madh

  • 29/09/2026 | 14:47

Finalja e Superkupës, Trepça dhe Bashkimi në garë për trofeun e madh

Trepça dhe Bashkimi do të përballen sonte në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, në një duel që pritet të sjellë përballje të fortë për trofeun.


Skuadra nga Mitrovica dhe ajo nga Prizreni do të matin forcat në finalen e këtij kompeticioni, me synimin për të nisur sezonin me një trofe.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, duke filluar nga ora 19:00.

Përballja mes Trepçës dhe Bashkimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, në kanalin Sport 2.

Të dyja skuadrat synojnë triumfin në një prej dueleve më të rëndësishme të basketbollit kosovar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë