Loading…

Finalja e vërtetë Champions League sonte, Bayern Munchen vs PSG

  • 06/05/2026 | 16:53

Finalja e vërtetë Champions League sonte, Bayern Munchen vs PSG

PSG-ja e ka avantazhin minimal, por kjo gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve po shkon drejt një nate “të çmendur” edhe në Munich. Bayern Munich e pret Paris Saint-Germain sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit, me francezët që udhëheqin me rezultat 5-4 në total pas një spektakli historik në “Parkun e Princave’.


Në takimin e parë u shënua një rekord golash për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – plot nëntë gola gola, me PSG-në që në disa momente dukej se e “mbylli” gjithçka. Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia realizuan nga dy gola, ndërsa Joao Neves kompletoi festën pariziene.

Por Bayern refuzoi të dorëzohej. Golat e Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz e lanë gjithçka hapur, sidomos pas rikthimit të furishëm nga 5-2 në 5-4 brenda pak minutash.

Forma flet për një duel ku të dyja skuadrat kanë arsye për besim. PSG në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc katër fitoresh dhe një humbjeje, ndërsa Bayern vjen me seri perfekte prej pesë fitoreve radhazi. Nëse kësaj i shtohet fakti që bavarezët luajnë para tifozëve të tyre, pritet presion i madh që nga minuta e parë.

Edhe trajneri Vincent Kompany e ka vënë theksin pikërisht te atmosfera dhe pesha e ndeshjes, duke folur për një moment që Bayern dëshiron ta bëjë “të paharrueshëm”. Ai ka insistuar te uniteti i ekipit dhe qetësia në një mbrëmje ku detajet, një vendim në zonë apo një gabim në mbrojtje, mund të vendosin finalistin.

Nga ana tjetër, PSG vjen si kampion në fuqi i garës dhe me një arsenal ofensiv që në ndeshjen e parë e shfaqi pa mëshirë, sidomos në tranzicion. Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finalen e madhe të Budapestit me Arsenalin që mbrëmë (e martë) eliminoi Atletico Madridin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë