Finlanda ka barazuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë, duke regjistruar rezultatin 1-1.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Rey Manaj, por një karton i kuq i marrë nga portieri Etrit Berisha në minutën e 21-të ndryshoi rrjedhën e lojës.
Finlanda përfitoi shpejt nga superioriteti numerik dhe barazoi rezultatin në minutën e 25-të me autor Leo Walta.