Loading…

Finlanda merr tri pikë – Danimarka dhe futbolli fituan para vërshëllimës së fundit

  • 12/06/2021 | 21:33

Finlanda merr tri pikë – Danimarka dhe futbolli fituan para vërshëllimës së fundit

Derbi nordik midis Danimarkës dhe Finlandës, filloi si një ndeshje e bukur dhe plot dinamikë, për t’u shndërruar në një makth për të gjithë futbolldashësit anë e kënd botës – dhe që solli lot dhimbje e pastaj gëzimi tek e gjithë bota, shkruan Gazeta Metro.


Në fillimin e ndeshjes gjithçka ishte pothuajse e balancuar, ishte Danimarka që tentonte më shpesh kundër një Finlande të pozicionuar mirë në mbrojtje, por më pas erdhi momenti i tmerrit.

Pak para fundit të pjesës së parë, ylli i Interit dhe Danimarkës, Christian Eriksen u alivanos në fushën e lojës pas një komplikimi shëndetësor që ende nuk është diagnostifikuar nga mjekët.

Për rreth 15 minuta, Eriksen qëndroi i rrethuar nga bashkëfutbollistët e tij ku po trajtohej nga stafi mjekësor i Danimarkës. Eriksen pati nevojë edhe për masazhë kardiologjike, ndërsa më t’iu rikthyer frymëmarrja ai me barelë u largua nga stadiumi drejt spitalit.

Kur të gjithë ishin në ankth lidhur me situatën e tij, UEFA, Kombëtarja e Danimarkës dhe agjenti i Eriksen konfirmuan se mesfushori është jashtë rrezikut për jetë, se ka hapur sytë dhe flet, e madje, Eriksen telefonoi bashkëlojtarët e tij dhe iu tha të ktheheshin në fushën e lojës për ta vazhduar ndeshjen pasi ai ndihej mirë.

UEFA pranoi kërkesën e lojtarëve të të dy klubeve dhe pasi u pezullua njëherë, ndeshja vazhdoi tutje me vonesa.

Pjesa e mbetur e lojës u zhvillua nën amullinë e krijuar tek kampi danez dhe finlandezët që i pritën me duartrokitje në fushën e lojës. Eriksen u zëvendësua nga Jensen, e ky i fundit me emocione të përziera nuk arriti ta ndihmonte klubin e tij t’i merr tri pikë nga kjo ndeshje.

Minuta e 59’të ishte përcaktuese në sfidën skandinave. Pas asistimit të Jere Uronen, Joel Pohjanpalo arriti ta dërgojë topin në rrjetë për të vendosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në minutën e 79′ të ndeshjes, Danimarka kishte mundësinë t’i barazonte shifrat e golave, por Pierre-Emile Hoejbjerg gjuajti drejt në portjerin finlandez, Hradecky dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar.

Ndeshja e sotme nuk ishte thjesht një sfidë futbolli, por një sfidë për futbollin dhe futbolldashësit. Finlanda mori tre pikët, por Danimarka dhe futbolli fituan shumë, pasi ylli i këtij sporti, Christian Eriksen aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon të rikuperohet. /gazetametro.net/ 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë