Loading…
Fiorentina nuk e harron Davide Astorin: Federata e Italisë pranon kërkesën e tyre
  • 14/08/2019 | 21:17

Fiorentina nuk e harron Davide Astorin: Federata e Italisë pranon kërkesën e tyre

Skuadra italiane, ACF Fiorentina, nuk e harron ish kapitenin e tyre, Davide Astori, teksa Federata italiane ka pranuar kërkesen e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Federata Italiane e Futbollit ka pranuar kërkesen e Fiorentinës që të përdorë shiritin e kapitenit që ishte bartur nga i ndjeri, Davide Astori, dhe do e shfrytëzojnë atë përsëri në nderim dhe respekt ndaj tij.

“Fiorentina është e lumtur të njoftojë se Lega Calcio ka pranuar kërkesën e klubit ‘Viola’ për të vazhduar përdorimin edhe për sezonin 2019-20, shiritin e kapitenit të Davide Astori” – thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që ish kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, kishte vdekur më 4 mars të vitit të kaluar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë