Loading…

Fishekzjarri i shpërthen në fytyrë, incident i rëndë në ndeshjen e Shkëndijës së Tetovës

  • 05/12/2021 | 23:30

Fishekzjarri i shpërthen në fytyrë, incident i rëndë në ndeshjen e Shkëndijës së Tetovës

Në Maqedoni e Veriut ka ndodhur një episod aspak i mirë, në ndeshjen që Shkëndija e Tetovës po zhvillonte kundër Pelisterit. Në stadiumin ‘Ecolog Arena’, teksa Shkëndija po festonte golin e fitores, lojtarët shkuan tek tifozët për të gëzuar së bashku, dhe në këtë moment një fishekzjarr hidhet nga tribuna dhe i shpërthen në fytyrë lojtarit Egzon Bejtulai, i cili u shtri menjëherë në tokë, ku u kërkua edhe ndihma e mjekëve të ekipit për të vazhduar trajtimin e lojtarit.


Një situatë e pazakontë, që ndërpreu festimin e Shkëndijës, me lojtarët e tjerë që u kthyen nga tribunat duke u bërë shenjë që po e tepronin me fishekzjarrët. Këtë sfidë Shkëndija arrit ta fitonte me shifrat 2-1, duke u renditur kështu në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit duke lënë kështu mënjanë edhe nisjen e keqe në fillim të sezonit.

Fitorja e katërt radhazi për kampionët në fuqi, që renditen në vendin e tretë me 30 pikë, tetë më pak se Shkupi. Bardhekaltrit triumfuan 1-3 përballë FK Skopje dhe vijojnë të kryesojnë me 38 pikë pas javës së 16-të. Freddy Alvarez kaloi shumë shpejt Shkupin në avantazh (7′), por një autogol i Konstantin Cheshmedjiev (42′) riktheu baraspeshën.

Senegalezi Faustin Senghor riktheu Shkupin në avantazh në minutën e 55-të, teksa Alvarez realizoi golin e dytë personal në shtesa dhe vulosi suksesin e tretë radhazi të skuadrës së drejtuar nga Goce Sedloskit. FK Skopje e mbylli sfidën me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me kartonë të kuq të  Audrey Yola Zepatta (68′) dhe Dino Najdoski (76′).

Akademija Pandev e vendit të dytë ngeci në një barazim pa gola kundër Bregalnica dhe tani numëron 32 pikë, gjashtë më pak se Shkupi kryesues, teksa sheh t’i afrohen kampionët e Shkëndijës. Struga nuk ia doli të thyejë Tikves në shtëpi, ndeshja përfundoi pa gola dhe dy ekipet ndanë nga një pikë, me ekipin shqiptar që mban pozicionin numër gjashtë në renditje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë