Loading…

Fisnik Asllani shumë afër transferimit te RB Leipzig

  • 03/08/2026 | 09:39

Fisnik Asllani shumë afër transferimit te RB Leipzig

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me marrëveshjen që pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.


Sipas gazetës gjermane Bild, ylli i Kosovës nuk do t’i bashkohet Hoffenheimit në kampin përgatitor në Seefeld të Austrisë, pasi largimi i tij nga klubi është afër realizimit.

Raportohet se dy klubet kanë arritur pothuajse marrëveshje të plotë, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u zgjidhur mes Leipzigut dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Mungesa e Asllanit në ndeshjet e fundit miqësore të Hoffenheimit kishte shtuar dyshimet për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Për shërbimet e tij interesim kishin shfaqur edhe klube të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmundin dhe Barcelonën, por duket se RB Leipzig është favorit për ta siguruar nënshkrimin e tij.

Në kontratën e sulmuesit 23-vjeçar me Hoffenheimin ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por ajo ende nuk është aktivizuar zyrtarisht nga Leipzigu.

Vonesa në finalizimin e marrëveshjes lidhet me situatën në repartin ofensiv të Leipzigut, pasi drejtuesit e klubit fillimisht duan të qartësojnë të ardhmen e disa lojtarëve në skuadër.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë